Kryetari i Podujevës publikon fotografinë e të riut që vdiq në aksidentin në Lakrishtë

Autori: Gazeta inFokus
13:06 | 15 August 2023
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi në rrjetin social Facebook ka publikuar fotografinë e të riut që vdiq si pasojë e aksidentit në tek rreth-rrotullimi në Lakrishtë.
Ai u ka shprehur ngushëllime familjes e farefisit së të ndjerit.
“Shumë i dhimshëm lajmi për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike e të riut, Altin Hyseni nga fshati Katunishtë. Ndaj dhimbjen me familjen Hyseni, farefisin, miqtë dhe gjithë ata që e njohën të ndjerin. Ngushëllime të sinqerta për të gjithë! Zoti ju dhashtë durim ta tejkaloni dhimbjen!”, ka shkruar ai
Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për aksidentin tek rreth-rrotullimi në Lakrishtë të Prishtinës.
Si pasojë e këtij vetaksidenti, një veturë ka rënë nga ura poshtë në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë.
Ndërkaq vozitësi dhe një pasagjere tjetër janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Rr. Ismet Krasniqi, Prishtinë 14.08.2023 – 03:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi veturë, duke goditur rrethojat mbrojtëse në rreth-rrotullim, ku si pasojë ka rënë (nga ura) poshtë në shiritat qarkullues Prishtinë-Fushë Kosovë. Si pasojë, pasagjeri kosovar ka pësuar lëndime të rënda me ç’rast është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ku dhe ka ndërruar jetë. Lëndime trupore kanë pësuar edhe drejtuesi dhe pasagjerja femër kosovare. Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin policorë.

Të tjera
-
Abdixhiku i del krah Gurit: Prezenca e tij në foltore më e fuqishme se britmat e pakontrolluara të një turme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas pa...
-
“Donika Gërvalla, Mimoza Kusari e Fitore Pacolli e bullizuan deputetin Paris Guri”
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas zhvillimeve në seancën e ...
-
“I ka ardhë koha”, avokati Koci thërret për protestë masive para Kuvendit
Avokati Arianit Koci ka bërë thirrje për protestë masive dhe paqësore përball...
-
Vetura përfshihet nga flakët pranë Komunës së Prishtinës
Një automjet i tipit Audi 80 është përfshirë nga flakët sot në afërsi të obje...
-
Memli Krasniqi zyrtarizon rikandidimin e Shaqir Totajt për kryetar të Prizrenit: Me Shaqën, Prizreni është gjithmonë në punë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zyrtarizuar kan...
-
AAK mbledh Këshillin e Përgjithshëm, kompleton kandidaturat për kryetarë komunash
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thirrur për të hënën një mbledhje t...
-
Dimal Basha: Iu ofruam zgjidhje, por nuk po duan
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se deputetët e opozit...
-
Qeveria e Kosovës ndan 580 mijë euro për shkollën e muzikës dhe muzeun e Preshevës
Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë të mërkurën mbi gjysmë milioni euro për ...
-
Pamje: Këta janë policët e dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu
Albian Ratkoceri, zyrtar i stacionit policor në Lipjan, u dërgua të enjten në...
-
Zogaj: VV-ja parti fituese por humbëse e respektit për Republikën e Kosovës
Deputeti i LDK-së Alban Zogaj, ishte i ashpër në fjalimin e tij pas dështimit...
-
Dedaj: LVV po e vret shtetin dhe demokracinë, turpi është nder për ta
Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të ra...
-
PDK kërkon dorëheqjen e Sveçlës pas vdekjes së Agon Zejnullahut
Pas mbylljes së seancë së 44-të në foltoren Kuvendit, deputeti i PDK-së, Përp...