Lajme

Kryetari i Parlamentit të Austrisë nesër viziton Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 23:11 | 07 May 2023

Kryetari i Parlamentit të shtetit të Austrisë, Wolfgang Sobotka pritet ta vizitojë nesër Kosovën.Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Sobotka do të zhvillojë edhe një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e Kuvendit të Kosovës.

‘’Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Ëolfgang Sobotka’’, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Takimi pritet të nis nga ora 11:30 dhe pas takimit do të mbajë konferencë për media.

Pas përfundimit të konferencës, kryetarët Konjufca dhe Sobotka do të marrin pjesë në “Punëtorinë për Demokraci – DEMOS-ti” dhe do të bashkëbisedojnë me nxënës filloristë, në hollin e Kuvendit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera