Kryetari i Odës së Mjekëve: Rritja e pagave për mjekët është ‘’hajgare’’
Autori: Gazeta inFokus 08:36 | 22 November 2024
Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, ka kritikuar Qeverinë e Kosovëës në lidhje me vendimin për rritjen e pagave, duke e quajtur të njëjtin “hajgare”.
Sipas tij, pagat për mjekët duhej të rriteshin më herët dhe në përputhje me Ligjin, i cili parashikon rritjen e koeficientit dhe çmimit, dhe jo përmes këtyre, siç thotë ai, “këstëve” të vendosura nga Qeveria.
‘’ Kjo rritje e pagave për mjeket ta them të drejtën është pak hajgare. Pagat do të duhej të rriteshin prej janarit dhe të vazhdohej në bazë të Ligjit, ku parashihet rritja e çmimit apo vlerës së koeficientit dhe jo me këto ‘këste’, tha Sejdiu për FrontOnline.
Ai shtoi se çfarë ka bërë Ministria e Shëndetësisë deri tani ka ndihmuar më shumë për të stigmatizuar profesionin e mjekut sesa për të mbrojtur ata si profesionistë.
‘’Çdo gjë që është bërë nga kjo Ministri është bërë në dëm të mjekëve, apo duke stigmatizuar mjekun si profesionist. Te mjeku kanë stigmatizuar profesionin, Ministria e Shëndetësisë e kanë stigmatizuar profesionin e mjekut ‘’, tha kryetari.
Sipas tij, sivjet 103 mjekë kanë emigruar në Gjermani, për shkak të kushteve jo të mira dhe mundësive të kufizuara për karrierë në Kosovë.
‘’Deri më sot kemi 103 kolegë tanë që kanë marrë dokumentacionin e nevojshëm për punësim në Gjermani në përgjithësi. Fatkeqësia është se shumica nga ta janë të pa punë, tash e dy tri vite kanë pritur për punë e shteti i Kosovës nuk u ka dhënë mundësinë dhe e dyta qëndron te kushtet e punës në Kosovë dhe shqetësimi i tyre është se nuk shohin të ardhme në Kosovë’’, përfundoi Sejdiu.
Të tjera
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...