Kryetari i Odës Ekonomike: Nëse shtrenjtohet rryma, do të rriten sërish çmimet e produkteve

Autori: Gazeta inFokus
10:50 | 13 August 2022
Pas kërkesës së KESCO-s në Zyrën e Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e energjisë elektrike, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka paralajmëruar se nëse është në plan që të rriten tarifat e rrymës për bizneset, do të rriten edhe më tej çmimet e produkteve në vend.
Çmimi i energjisë mund të rritet përsëri sivjet, pasi që Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka pranuar më 9 gusht një aplikim për shqyrtim të jashtëzakonshëm të të hyrave të lejuara maksimale për Furnizuesin me Shërbim Universal, KESCO.
Kryetari i ri i Odës Ekonomike të Kosovës, Rafuna, ka folur për kërkesat e bizneseve dhe reformimin e OEK-ut.
Për më tepër thekson se OEK-u, do të jetë një shtëpi e bizneseve, e cila do t’i mbrojë interesat e biznesit në të mirën e ekonomisë së vendit dhe motivimit të investitorëve të huaj në vendin tonë.
“Si frikë ose si shqetësim i bizneseve që kanë paraqitur, është edhe paralajmërimi për ngritjen e tarifave të rrymës, edhe pse ne si Odë Ekonomike, ende nuk kemi marrë ndonjë dokument… Sikurse që theksova për naftën që ka drejtpërdrejt efekt në procesin e prodhimit, po ashtu edhe te rryma ka afekt drejtpërdrejt në proces të prodhimit, për arsye se prodhimi është i ndërlidhur në procesin e energjisë elektrike, kështu që është e vërtet që në muajin shkurt nuk ka pasur ngritje të tarifave të energjisë elektrike për bizneset, për këtë arsye ne presim që ta kemi një dokument nga ZRRE-ja, se a janë të përfshira edhe bizneset apo i përfshinë vetëm qytetarët. Nëse shtrenjtohet rryma për bizneset padyshim që do të ketë efekt edhe në ngritjen e çmimit të produkteve, për arsye se rryma ka ndikim në proces të prodhimit”, thekson Rafuna për KosovaPress.
Rafuna i cili javë më parë është zgjedhur kryetar i OEK-ut, thotë se kërkesat e bizneseve janë edhe sa i përket sundimit të ligjit.
Ai thekson se bizneset kanë kërkesa të arsyeshme dhe ligjore për t’iu dalë në ndihmë Qeveria si rezultat i pandemisë, por edhe i inflacionit të madh.
“Bizneset tona kanë kërkesa të arsyeshme dhe ligjore për t’iu dalë në ndihmë, edhe si rezultat i pandemisë, por edhe si rezultat i inflacionit të madh dhe problemeve që kanë lindur gjatë zinxhirit të furnizimit. Ka mundësi qeveria, në disa mënyra që mundet me i ndihmuar bizneset. Kam pritje që ne së bashku me qeverinë, kuvendin, pse jo edhe me presidencën, që të diskutojmë së bashku se si mund t’iu dalim në ndihmë bizneseve tona që ato sa më lehtë ka kalojnë këtë krizë”, thotë ai.
Ish-ministri i Financave, thotë OEK do të përfaqësojë kërkesat e biznesit në mënyrën më të mirë të duhur pran institucioneve të vendit dhe atyre ndërkombëtare.
“Oda Ekonomike e Kosovës do t’i nënshtrohet një ri-organizmit të ri, i cili përkon me kërkesat e kohës, me realitetin e sotëm që e kemi, të zhvillimit ekonomik, social, por edhe zhvillimit politik të shtetit tonë. Kështu që Oda Ekonomike e Kosovës do të jetë do të jetë një shtëpi e biznesit ku do t’i përfaqësoj kërkesat e biznesit në mënyrën më të mirë të duhur pran institucioneve të vendit, po ashtu edhe pranë institucioneve ndërkombëtare. Do të jetë një shtëpi e cila do t’i mbrojë interesat e biznesit për të mirën e ekonomisë së vendit dhe për të mirën e motivimit të investitorëve të huaj në vendin tonë. Po ashtu OEK, nën udhëheqjen time, do të jetë një partner konstruktiv, transparent dhe i sinqertë për institucionet e Republikës së Kosovës, në mënyrë që së bashku t’i ndihmojmë zhvillimit të biznesit dhe zhvillimit ekonomik të vendit. Kështu që na pret një punë e madhe për reformimin e OEK”, thotë Rafuna.
Sa i për dialogut biznes-qeveri, Rafuna nuk ka aspak dyshim që do të ketë bashkëpunim me institucionet e vendit për interes të shtetit, të ekonomisë dhe bizneseve për zhvillim ekonomik.
“Nuk e kam asnjë dyshim më të vogël që do të kemi bashkëpunim. Bashkëpunimi ynë lidhet për interes të shtetit, të ekonomisë së shtetit, më pas për interes të bizneseve tona në vendin tonë. Nëse ne i trajtojmë mirë bizneset të cilat i kemi sot në Kosovë, kjo do të jetë edhe thirrja dhe motivimi më i mirë i mundshëm për investitorët e huaj që të vijnë të investojnë në vendin tonë. Prej ditës së parë që kam deklaruar që do të jem partner konstruktiv i qeverisë, i Kuvendit dhe i Presidencës, si dhe do të jem në koherencë me kërkesat e interesit të shtetit tonë për zhvillim ekonomik të vendit”, thotë ai.
Po ashtu, sa i përket rritjes ekonomike, Rafuna ka thënë se kjo normë pritet të jetë më e ulët këtë vit krahasuar me një vit më parë.

Të tjera
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...
-
Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Bëmë punë të mirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish e ka përmendur Kosovën...
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...
-
Agonin nuk e ka vr*a rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Vëllai i viktimës në Lipjan e thotë të kundërtën e policisë për substancë narkotike: Çka kanë pru janë 70 centë edhe do tesha
Policia e Kosovës me anë të një komunikate sqaruese lidhur me rastin e Agon Z...
-
Vde*s një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Zjarrfikësi i Brigadës së Zjarrfiksëve të Gjakovës, Kaqun Lima, ka ndërruar j...
-
Ndërrim historik në LDK: Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani – një kapitull i ri për Fushë Kosovën
Një moment i veçantë për degën e LDK-së në Fushë Kosovë, sot u shënua ndërrim...
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...