Lajme

Kryetari i Mykolaiv thotë se trupat ruse po tërhiqen nga qyteti pas sulmit në aeroport

Autori: Gazeta inFokus 20:13 | 07 March 2022

Luftimet intensive në Mykolaiv po vazhdojnë këtë të hënë, ku pamjet tregojnë shpërthime të reja nga sulmet ushtarake dhe shtëllunga të mëdha tymi rreth qytetit ukrainas që ndodhet rreth 400 km në jug të Kievit.

Në një nga videot, të marra në lagjen Korabelnyi – lagja më jugore në Mykolaiv – shihen shpërthime nga sulmet ushtarake mbi një zonë banimi.

Ditët e fundit, përleshjet me zjarr midis ushtrive ukrainase dhe ruse janë përqendruar rreth bazës ushtarake në anën juglindore të qytetit.

-Advertisement-

Në një video të postuar në Telegram, administratori rajonal për zonën e Mykolaiv, Vitali Kim, pretendoi se rusët po tërhiqeshin pasi humbën dy tanke në një betejë tankesh në aeroport.

Kim tha gjithashtu se disa nga forcat ruse ishin evakuuar nga zona me helikopter.

Një video tjetër tregon një shtëllungë të errët tymi që ngrihet nga lagjja veriore e Solyanit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera