Lajme

Kryetari i Moskës: Rreth 200 mijë vende pune ruse në rrezik pas largimit të kompanive të huaja

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 18 April 2022

Kryebashkiaku i Moskës , Sergey Sobyanin ka thënë se rreth 200 mijë njerëz janë në rrezik të humbasin punën e tyre në kryeqytetin rus pasi kompanitë e huaja largohen nga vendi.

Ai u shpreh se autoritetet aty do të vazhdojnë të zbatojnë planet për të mbështetur punëtorët në rrezik për të qenë të papunë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Ne vazhdojmë të zbatojmë planin për përmirësimin e qëndrueshmërisë së ekonomisë së kryeqytetit. Siç ishte planifikuar, javën e kaluar ne miratuam programin për të mbështetur punonjësit në rrezik të largimit nga puna. Duke marrë parasysh subvencionet nga buxheti federal, 3.36 miliardë rubla do të ndahen për zbatimin e tij. Para së gjithash, programi u drejtohet punonjësve të kompanive të huaja që kanë pezulluar përkohësisht aktivitetet e tyre ose kanë vendosur të largohen nga Rusia. Sipas vlerësimeve tona, rreth 200 mijë njerëz janë në rrezik të humbasin punën e tyre”, u shprëh ai.

-Advertisement-

Tutje, ai u shpreh se plani i ndihmës për punësim përfshin trajnimin e personelit, punësimin e përkohshëm si dhe shtytje për organizatat dhe firmat që punësojnë këta punëtorë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera