Kryetari i Malishevës: S’jemi të kënaqur me përkrahjen nga Qeveria
Autori: Gazeta inFokus
09:12 | 11 Shkurt 2024
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka deklaruar se është i pakënaqur me përkrahjen e nivelit qendror.
Ai theksoi se qasja e ekzekutivit ndaj nivelit qendror tregon se nuk i merr parasysh kërkesat e tyre.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Kastrati thotë se investimet kapitale për vitin 2024, janë të ulta shkaku i mospërkrahjes nga niveli qendror.
Sipas tij, ato nuk japin shpresë për një zhvillim më të shpejtë.Ndonëse përmend kërkesat që i ka adresuar nëpër dikastere, Kastrati thotë se nuk janë përmbushur.
“Përkrahjen nga niveli qendror deri më tani komuna e Malishevës nuk është e kënaqur sepse kemi shumë kërkesa dhe nevoja të qytetarëve që presin përmbushje të gjitha këtyre kërkesave dhe nevojave prandaj qasja e Qeverisë qendrore nganjëherë sikur nuk i ka parasysh të gjitha këto nevoja dhe kërkesa përkatësisht të komunës së Malishevës e që më bjen me e theksu shembull investimet kapitale për vitin 2024 i kemi shumë të ulëta, me shuma të ulëta të cilat nuk japin shpresë për një zhvillim sa ma të shpejtë dhe sa më të madh”, deklaroi Kastrati,
E shkak i rritjes së performancës, Malisheva ka fituar edhe një Grant qeveritar në vlerë prej 628 mijë euro. Këto fonde premton se do t’i shpenzojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.“Grantin qeveritar e kemi marrë fal angazhimit tonë permanent në përmbushjen e aktiviteteve tona në të gjitha shërbimet. Gjithashtu ne si qeveri komunale, përkatësisht kryetar i komunës jemi angazhuar dhe do të angazhohemi që kjo performancë komunale të rritet edhe më tutje. Për shkak se me rritjen e shërbimeve tona dhe me rritjen e performancës sonë ne e përmirësojmë edhe jetën e qytetarëve për çka edhe jemi të zgjedhur për çka kemi edhe mandate”, tha Kastrati.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
































