Lajme

Kryetari i Malishevës qe 23 ditë në Infektivë, gjendja e tij është e rëndë

Autori: Gazeta inFokus 20:20 | 23 November 2020

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj tash e 26 ditë është duke luftuar me koronavirusin, ndërsa sot janë bërë 23 ditë qe është shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Nënkryetari i kësaj komune, Hajdin Berisha, i ka thënë sot “Zërit” se Begaj është ende i shtrirë në Klinikën Infektive.

“Përmirësimet janë shumë minimale, ende po vazhdon trajtimi në Klinikën Infektive”, ka thënë Berisha për Zeri.info.

-Advertisement-

Sot në Kosovë janë regjistruar edhe 645 raste të reja me COVID-19 ndërsa kanë vdekur 12 persona

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera