Lajme

Kryetari i Lipjanit zbulon një detaj për vdekjen Shqipdon Aliut

Autori: Gazeta inFokus 22:06 | 22 October 2019

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka folur edhe për vdekjen e 24-vjeçarit, Shqipdon Aliut, trupi i të cilit u gjet pranë një gurthyesi në Gadime të Lipjanit.

“Ai ka lënë një video në telefon për arsye të aktit që ka bërë, më tutje nuk dimë diçka por bëhet fjalë për një akt të kryer”, është shprehur Ahmeti.

Tutje, Ahmeti tha se kjo çka ka ndodhur është fatkeqësi dhe se ndan dhimbjen me familjen e të ndjerit.

“Kjo çka ka ndodhur është një fatkeqësi. Ne ndajmë dhimbjen me familjen e të ndjerit dhe qytetarët e Gadimes nga Lipjani”, ka thënë Ahemti në Pressing.

Gjatë kontrollit që iu bë telefonit, personi që gjeti trupin kishte lexuar disa porosi që i ndjeri kishte lënë para vdekjes.

 

Po ashtu mesazhi tjetër që kishte lënë Shqipdoni ishte një porosi për familjen e tij të ngushtë.

 

Trupi i ndjerë i Shqipdonit i është kthyer familjes pasi i është bërë obduksioni.

 

Të tjera