Lajme

Kryetari i Lipjanit publikon pamjet e disa të rinjve duke dëmtuar qëllimisht një fushë sportive

Autori: Gazeta inFokus 20:33 | 05 April 2024

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka publikuar pamjet e disa te rinjve, të cilët shihen se qëllimisht kanë dëmtuar ulëset e një fushe sportive.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ka theksuar se huliganizmi dhe dëmtimi i pasurisë është i dënueshëm.

“Të nderuar qytetarë, ruajtja e aseteve publike dhe investimeve publike është detyrë e të gjithë neve. Huliganizmi dhe dëmtimi i pasurisë shtetrore është i dënueshëm”, shkroi ai.

-Advertisement-

Ai tutje ka bërë thirrje për ndërgjegjësim për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e mjedisit.

“Kërkohet një ndërgjegjësim i përbashkët për t’u kujdesur për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e mjedisit dhe investimeve publike”, shkroi tutje Ahmeti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera