Kryetari i KQZ-së thotë se në takimin me Osmanin para një jave u fol edhe për shtyrjen e zgjedhjeve
Autori: Gazeta inFokus 17:16 | 13 September 2021
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka deklaruar se në takimin me Presidenten Vjosa Osmani, që është mbajtur para një jave, është hapur edhe çështja e shtyrjes dhe zvogëlimi të fushatës zgjedhore , raporton Express
Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, kryetari Radoniqi është pyetur nga Florian Dushi i LDK-së dhe Arianit Elshani i PDK-së, se çfarë është diskutuar në takimin që ai ka pasur me Presidenten Osmani.
Kreu i KQZ-së, ka deklaruar se përveç tjerash, në takimin me Presidenten Osmani është ngritur edhe çështja e shtyrjes së zgjedhjeve.
“Takimi ka qenë zyrtar, ka qenë një takim i kërkuar nga unë, qëllimi i takimit ka qenë për hapësira të objektit për staf të sekretariatit, ne kemi marrë një vendim prej ish-ministrit Veliu që aneksi i kësaj ndërtese t’i jepet KQZ-së si pjesë e ndërtesës për nevojat e stafit, ne kemi komunikuar me ministrinë e MPB-së, por që s’kemi pranuar përgjigje prej kohës kur është marrë ai vendim. Qëllimi im ka qenë që të ketë një komunikim me ministrin, sepse ata nuk na përgjigjen lidhur me këtë objekt. Ne i kemi kushtet e pavolitshme. Çështje tjetër që është diskutuar ka qenë edhe nevoja për me i vaksinua stafin që do të punojnë në ditën e zgjedhjeve, që janë 25 mijë apo rreth 30 mijë persona që do të jenë të angazhuar të punojnë në ditën e zgjedhjeve. Është ngritur edhe çështja e shtyrjes apo zvogëlimit të fushatës zgjedhore por në këtë çështje unë personalisht nuk kam dhënë mendim, as nuk jam marrë me këtë çështje. Çështja e fushatës, edhe mediat që më kanë pyetur, gjithnjë kam thënë se nuk kemi kërkesë për me e shkurtua fushatën dhe është çështje ligjore kohëzgjatja e fushatës.
Sa i përket shtyrjes së datës së zgjedhjeve, ajo absolutisht nuk është s’është as në kompetencë timen, as të KQZ-së, as nuk e parasheh diku Ligji këtë çështje, unë nuk kam diskutua. E di që ndoshta e keni këtë çështje nën interesim, por sa më përket mua, unë nuk e kam diskutuar këtë çështje, është ngritur çështja, por nuk kam jep as mendim as nuk kam interes me jep mendim për këtë…”, ka deklaruar Radoniqi.
“Kryetari i KQZ-së, e njoftoi Presidenten Osmani për përgatitjet, të cilat i ka bërë KQZ-ja për organizimin e zgjedhjeve lokale. Presidentja Osmani ka potencuar rëndësinë e sigurimit dhe ruajtjes së integritetit të procesit zgjedhor, lehtësimit të pjesëmarrjes sa më të madhe të qytetarëve në ditën e zgjedhjeve, por mbi të gjitha rëndësinë e ruajtjes së shëndetit të qytetarëve. Ndërkaq kryetari Radoniqi tha se do të angazhohen maksimalisht për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor përbrenda kompetencave të KQZ-së”, thuhej në njoftimin e Presidencës.
Osmani ka thirrur një takim konsultativ me partitë në mënyrë që të diskutohet për shtyrjen e zgjedhjeve, gjithmonë me rekomandimin e IKSHPK’së.
Kështu është konstatuar në letrën që IKSHP-ja i ka dërguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit.
Në letër thuhet se mbajtja e zgjedhjeve paraqet rrezik për përhapjen dhe rritjen e infeksionit me COVID-19 e si pasojë edhe rritje të rrezikut të rasteve me fatalitet.
“Në bazë të analizës së situatës aktuale epidemiologjike të rasteve me COVID-19, bazuar në raportet e rasteve të hospitalizuara dhe vdekjeve nga SHSKUK dhe spitalet rajonale, dhe profeksioneve për muajin shtator deri në fillim të tetorit, Task Team i IKSHPK-së është i mendimit se mbajtja e procesit zgjedhor, i cili ngërthen në vete tubime publike dhe grumbullim të qytetarëve, paraqet rrezik për përhapjen dhe rritjen e infeksionit me COVID-19 e si pasojë edhe rritje të rrezikut të rasteve me fatalitet. Prandaj, meqenëse procesi zgjedhor mund të ketë ndikim të shtuar në përhapjen dhe rritjen e rasteve me COVID-19, rekomandojnë shtyrjen e procesit zgjedhor, përkatësisht ndalimin e aktiviteteve publike, grumbullimit të qytetarëve dhe tubimet publike të të gjitha llojeve dhe natyrave pa përjashtim, deri në vlerësimin epidemiologjik të radhës”, ka thënë në letrën për presidenten IKSHPK-ja të publikuar nga KOHA./GAZETAEXPRESS/
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...