Lajme

Kryetari i KQZ-së pret në takim ambasadorin Malaj, temë zgjedhjet e 9 shkurtit

Autori: Gazeta inFokus 20:13 | 17 December 2024

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

Në këtë takim, kryesuesi Radoniqi e njoftoi ambasadorin Malaj për hapat që po ndërmerr KQZ-ja në organizimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Në këtë takim, Radoniqi theksoi se në kuadër të përgatitjeve, KQZ-ja është duke zhvilluar aktivitete të ndryshme, të cilat ndërlidhen drejtpërdrejtë me votuesit dhe subjektet politike.

-Advertisement-

Nga ana e tij, ambasadori Malaj, vlerësoi lartë angazhimin e KQZ në organizimin e procesit zgjedhor si dhe uroi sukses në vazhdim të përgatitjeve

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera