Sport

Kryetari i klubit të Dukagjinit ka një mesazh para finales me Llapin

Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 12 May 2021

Llapi dhe Dukagjini do ta luajnë sonte finalen e Kupës së Kosovës në futboll, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo ndeshje do të nisë nga ora 20:45 dhe do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinës.

Para finales me Llapin kryetari i klubit të Dukagjinit, Fabian Veseli, ka ardhur me një mesazh për gjithë qytetin e Klinës.

-Advertisement-

Ai përmes rrjetit social facebook ka shkruar se klubi i tij i ka kaluar premisat e qytetit të Klinës.

Veseli ka shtuar se tifozë pavarësisht se nuk mund të jenë në stadium, ata do të jenë me zemër e me shpirt me djemtë e Dukagjinit.

Më poshtë keni postimin e plotë të Fabian Veselit.

“Të nderuar Dukagjinas !

Sonte Kf.Dukagjini luan në Finale të Kupës së Kosovës, pëkrahja për djemt dhe klubin i ka kaluar premisat e qytetit të Klinës dhe ajo na ka ardh nga tërë rrafshi i Dukagjinit .

E di që tifozet tanë “Hithat” dhe shumë sportdashës s’mund të jenë në stadiumin “Fadil Vokrri ” në Prishtinē për shkak të pandemis por me zemër e me shpirt do të jenë aty me ne .

Nder dhe krenari të jesh pjese e KF.Dukagjinit!”, ka shkruar Veseli në facebook.

Llapi dhe Dukagjini nuk e kanë fituar asnjëherë finalen e Kupës së Kosovës dhe sonte do të shkruajnë historinë./Gazeta inFokus/

Të nderuar Dukagjinas !

Sonte Kf.Dukagjini luan në Finale të Kupës së Kosovës, pëkrahja për djemt dhe klubin i ka…

Posted by Fabi Veseli on E mërkurë, 12 Maj 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera