Lajme

Kryetari i Klinës testohet për coronavirus: Kam qenë i ftohur dhe kisha simptoma

Autori: Gazeta inFokus 18:25 | 28 May 2020

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj ka treguar se i është nënshtruar testit për koronavirus pasi që kishte shfaqur simptoma.

“Kam qenë i ftohur. Kam pasur temperaturë dhe të gjitha simptomat e mundshme që mund të ketë një peron i prekur me COVID-19. I jam drejtuar Klinikës Infektive. Ma kanë bërë testin në mënyrë shumë korrekte dhe me shpejtësinë e duhur dhe kam rezultuar negativ”, ka thënë Elezaj në RTV Dukagjini.

Në Komunën e Klinës që 40 ditë nuk është regjistruar asnjë rast i ri me koronavirus.

-Advertisement-

Elezaj tha se pacienti i fundit me COVID-19 nga Klina është shëruar me 4 maj dhe se situata është menaxhuar mirë dhe qytetarët kanë qenë të kujdesshëm

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera