Lajme

Kryetari i Këshillit të Prindërve: Jo i kënaqshëm numri i prindërve që duan të vaksinojnë fëmijët

Autori: Gazeta inFokus 20:10 | 24 November 2021

Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Ymret Rushiti, ka thënë se numri i prindërve që janë dakord që fëmijët e tyre të moshës mbi 12 vjeçare të vaksinohen nuk është i kënaqshëm.

Ai, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka deklaruar se hezitimi i prindërve është i kuptueshëm për shkak të debatit pro dhe kontra marrjes së vaksinave.

“Unë do të kursehem nga dhënia e mendimeve nga aspekti i ekspertëve, sepse nuk jam ekspert. Si kryetar i Këshillit të Prindërve dhe duke pasë parasysh hamendjet dhe dilemat që ka ende njerëz të rritur që hezitojnë ose rezistojnë që të marrin vaksinat mund të them se numri i prindërve që dërgojnë fëmijët që të marrin vaksinat nuk është shumë i kënaqshëm, por shihet një optimizëm i cili duhet të forcohet përmes institucioneve, mendimeve pozitive dhe fushatave që duhet të bëhen. Kjo është më se normale, sepse çdo prind e do pa çmim fëmiun e vet. Ka sinjale të mira për momentin, por në ditët në vazhdim duhet të punojmë më shumë. Edhe unë jam prind dhe vërtet debati rreth vaksinës ëhstë tepër shqetësues sidomos në raportin fëmijë-prindër”.

-Advertisement-

Rushiti ka treguar se ai bashkë me fëmiun e tij 13 vjeçar kanë vendosur që ky i fundit të vaksinohet dhe tashmë kanë bërë termin.

“Për fëmiun që e kam mbi moshën 13 vjeçare kam bërë termin që të vaksinohet. Kemi vendosur bashkarisht dhe e kam bindur edhe fëmiun, sepse nuk ka zgjidhje tjetër. Çka nëse nuk e marrin vaksinën? A do të jenë fëmijët e mbrojtur, ose a ka një alternativë tjetër? Kjo po na sjell në vendimin që më mirë është që ta marrin vaksinën, sepse institucionet botërore rekomandojnë që duhet t’i përgjigjemi marrjes së vaksinës në mënyrë që edhe ne të rriturit dhe fëmijët ta ruajnë shëndetin. Vajza e moshës 19 vjeçare e ka marrë vaksinën dhe ne të tjerët në familje jemi vaksinuar”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera