Lajme

Kryetari i Gostivarit viziton QKMF-në “Nënë Tereza” në Klinë

Autori: Islam Morina 20:56 | 04 August 2022

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Dr. Arben Taravari ka vizituar Qendrën e Mjekësisë familjare “Nënë Tereza” në Klinë, shkruan Gazeta Infokus.

Drejtori i QKMF-së “Nënë Tereza në Klinë, Dr. Haxji Ibishi, e ka falënderuar kryetari Taravari për vizitën dhe e ka informuar për shërbimet shëndetësorë që kjo QKMF ofron për qytetarët por edhe për sfidat me të cilat ballafaqohet në këtë kohë pandemie.

Nga kjo QKMF njoftojnë se kryetari Taravari ka shfaqur interesimin e tij si profesionist shëndetësor, për kushtet e kësaj QKMF-je dhe shërbimet që ajo ofron, duke njoftuar se bashkëpunimi në shëndetësi me Komunën e Gostivarit do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

“Vizita e Kryetarit te Gostivarit, Dr. Arben Taravari ne QKMF ” Nena Tereze” Kline
Sot na nderoi dhe ishte kenaqesi të presim në një takim vëllazëror kryetarin e Gostivarit, Arben Taravarin se bashku me Kryetarin e Klines Prof.Dr.Zenun Elezaj.
Drejtori i QKMF-se Dr.Haxhi Ibishi falenderoi z. Taravari për vizitën dhe e informoi atë për sherbimet shrndetesore që ofrojme si dhe sfidat me të cilat përballemi pergjate pandemise Covid 19.
Si mjek me profesion z. Taravari në veçanti ishte i interesuar edhe për kushtet në shëndetësi, ne Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë, ku ka parë nga afër kushtet dhe shërbimet shëndetësore të cilat ofrohen këtu.
Bashkepunimi me Komunen e Gostivarit do te vazhdoje ne te ardhmen ne sferen e shendetesise”, thuhet në njoftimin e QKMF “Nënë Tereza” në Klinë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera