Lajme

Kryetari i Gjykatës Themelore: Në aksionin e Karaçevës nuk u arrestuan akterët kryesorë të krimit

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 27 September 2020

Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi në një intervistë për “Betimi për Drejtësi” ka thënë se në aksionin e Karaçevës nuk është arritur të arrestohen akterët kryesorë të krimit, por sipas tij, vetëm ata që kanë qëlluar rastësisht aty.

Sipas tij, pas aksionit 9 persona kanë qenë të kërkuar, ku prej tyre 4 janë lajmëruar, ndërsa edhe 5 janë në arrati, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Edhe unë e kam dyshimin tim për arsye se ato informata dikush i ka pasë e që i ka nda me dikë e ata që s’janë zanë. Sipas informatave që i kam unë, ne atë ditë 30 i kanë pru në gjykatë për caktim të masës së paraburgimit. Kam dëgjuar që edhe 9 janë të kërkuar, 4 prej tyre janë lajmëruar edhe 5 janë në arrati megjithëse unë nuk e di kush janë emrat e tyre sepse unë nuk jam marrë me emra”, ka thënë kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi në një intervistë për “Betimi për Drejtësi”.

-Advertisement-

Ai ka shtuar se nuk janë arrestuar akterët kryesor që kanë zhvilluar aktivitet të paligjshme në Karaçevë, saktësisht pronarët e objekteve.

“Mirëpo me sa e di unë në bazë të shkresave të lëndës që më kanë ardhur në gjykatë dihen njerëzit se vetëm dyshohen për kontrabandim me mallra, tregti e ndalueshme dmth edhe lojë bixhozi, ndërsa nuk zihen ata që kanë qenë akterët kryesor, se të kujt kanë qenë ato objekte pronarët e objekteve. Më duket se ata nuk janë edhe ata duhet të jenë përgjegjësit kryesor për këtë rast që ka dhënë me të vërtet bujë të madhe. Ndoshta edhe në historinë e Kosovës të re nuk ka pasur rast që 30 menjëherë që janë arrestur, kjo është për lëvdatë, mirëpo unë konsideroj se qëllimi kryesor i këtij hetimi ende është arritur”, ka thënë Azizi. /BetimipërDrejtësi

Për më tepër, ndiqeni intervistën me Kryetarin e Gjykatës Themelore në Gjilan, Ramiz Azizi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera