Lajme

Kryetari i Gjilanit kalon në çështje më madhore: Projekti i ndarjes dhe i copëtimit të Kosovës ka marrë fund

Autori: Gazeta inFokus 22:31 | 28 March 2022

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë se projekti i Zajdenicës qysh ka qenë është praktikisht i vdekur sepse nuk lejon as Gjykata Kushtetuese në Kosovë të bëhet një gjë e tillë.

“Është mirë që Zajednica si projekt është mbytur, është mbytur nga vendimi i Gjykatës Kushtuese. ky është lajm shumë i mirë, ndërkaq për Asociacionin unë mendoj që duhet të ketë pengesa e probleme por jo më asociacione që kanë qëllime një etnike dhe qëllime të posedimit të kompetencave ekzekutive brenda tyre. Një projekt sikurse ai i Zajdenicës qysh ka qenë është praktikisht i vdekur sepse nuk lejon as Gjykata Kushtetuese në Kosovë të bëhet një gjë e tillë. Megjithëse me sa kujtoj unë Gjykata Kushtetuese atëherë i patë tejkaluar kompetencat duke thënë se duhet të bëhet, pra përtej interpretimit të saj. Megjithëse kjo nuk ka qenë objekt interpretimi atëherë, objekt interpretimi ka qenë përputhshmëria ose përshtatshmëria e marrëveshjes me pjesën kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe është konstatuar që praktikisht në të gjitha pikat është kundër frymës kushtetuese dhe kjo është lajm i mirë dhe pjesa tjetër nuk duhet të jetë as pengesë dhe as problem”, ka thënë Hyseni.

Hyseni në Tëvë1 më tutje ka shtuar se në nivel nacional duhet të ekzistojë bashkëpunimi me komunitetin serb.

-Advertisement-

“Shembull besoj që në nivelin lokal ne kemi nevojë të bashkëpunojmë edhe më shumë me komunitetin serb, kemi probleme të ngjashme qysh janë qentë endacakë, menaxhimi i mbeturinave që na preokupojnë si komunitetin shqiptar ashtu edhe atë serb. Në nivelin lokal bashkëpunimi duhet të ekzistojë por nëse flasim për nivelin nacional ai projekti i ndarjes dhe i copëtimit të Kosovës, ka marrë fund njëherë e përgjithmonë. Ky është lajmi kryesor dhe më i rëndësishëm”, ka thënë Hyseni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera