Kryetari i FFK-së, përsëri nuk po e përfill ligjin
Autori: Mirlinda Bajraktari 18:12 | 26 September 2018
Kryetari i Federatës së Futbollit së Kosovës, Agim Ademi nuk i ka punët mirë me ligjin.
Kjo pasi që Ademi edhe kësaj here nuk e ka përfillur urdhërinë e dhënë një muaj më parë nga institucionet e vendit.
Një ndër 48 objektet që Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësiror ka dhënë urdhër të rrëzohen afër liqenit të Batllaves, është edhe villa e Agim Ademit, njofton Gazeta inFokus.
Sipas disa burimeve brenda kësaj ministrie Ademit, i është rrënuar vetëm njëra pjesë e këtij lokali ndërsa si pasojë e rezistencës së tij, për pjesën tjetër i është dhënë afat deri të hënën.
Nëse Kryetari i Federatës nuk e përfill këtë urdhër atëherë rrëzikon që të ballafaqohet edhe me ligjin.
Kryeinspektori i këtij aksioni, Bedri Halimi, ka bërë me dije për inFokusin së shtatë objektet të cilat nuk janë arritur që të rrënohen sot, nëse nuk plotësojnë afatin e caktuar ndaj tyre mund të ngritet edhe kallzim penal.
“Ne i kemi dhenë afat që deri të hënën të bëjnë vetë rrënimin e objekteve të tyre. Edhe i kemi thënë se nëse pas tre diteve nuk realizohen, do t`i bejmë ne në mënyrë të dhunshme. Pastaj do të pasojmë më kallzim penal”, tha Halimi për inFokusin.
Kujtojme se Agim Ademi edhe më parë ka pasur probleme me ligjin.
Ai vite me parë është ballafaquar me gjykatën pasi që ka qënë i akuzuar për zhvatje, korrupsion si dhe për kërcenim ndaj Dritëro Kadollin. Ku këtë të fundin e ka dëtyruar që të bëjë veprime në dëme të pasurisë së tij./GazetainFokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...