Sport

Kryetari i FFK-së jep lajmin e madh: Stadiumi “Fadil Vokrri” do të zgjerohet

Autori: Gazeta inFokus 21:40 | 18 October 2019

Federata e Futbollit e Kosovës ua ka dhënë një lajm të mirë gjithë tifozëve të Kosovës, të cilët po e kanë të pamundur të sigurojnë bileta për stadiumin “Fadil Vokrri”, i vetmi i licencuar nga UEFA e FIFA për ndeshje ndërkombëtare.

Kryetari Agim Ademi, në emisionin “Favorit” në T7 tha se FFK-ja planifikon ta gjerojë stadiumin e kryeqytetit duke ia shtuar edhe 7 mijë ulëse tjera. Ai tha se ulëset e reja planifikohen të shtohen në anën lindore dhe se FFK do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet shtetërore dhe UEFA-n e FIFA-n në realizimin e këtij projekti.

“Ne e kemi bërë një projekt menjëherë, për edhe diku shtatë mijë ulëse të tjera në lindje. E kam bërë projektin, e kam dorëzuar. Është i gatshëm, jam në negociata me UEFA-n se si ta bëjmë dhe jemi në negociata edhe me shtetin, sidomos me Ministrinë e Sportit për të na ndihmuar që ngritja e tribunës lindore të bëhet sa më shpejt”, tha Ademi.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera