Lajme

Kryetari i degës së VV-së në Mitrovicë nuk lejohet të bëjë homazhe  (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 15 April 2019

Kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Faruk Mujka nuk është lejuar të bëjë homazhe tek pllaka përkujtimore e viktimave të masakrës nga ‘Lagja e Kovaçëve’.

Mujka i cili njëherësh është nënkryetar komune në Mitrovicë është përzënë me arsyen se nuk ka mbajtur premtimet.

Në një video të publikuar në rrjetin social, banorët e kësaj ane dëgjohen teksa thonë se janë lodhur me premtime të parealizuar që 20 vite.

-Advertisement-

“Faruk, çka ke fol tash 1 vit, çka ke fol?”, pyet njëra nga qytetaret.

Por pavarësisht dëshirës së tij për t’u arsyetuar, banorët nuk e lejuan atë të bëjë homazhe duke e përzënë edhe nga pllaka përkujtimore të masakrës ku janë ekzekutuar 31 banorë nga ‘Lagja e Kovaçëve’.

“E kuptoj frustrimin e tyre se as pas 20 viteve nuk mbyllen varrat e ndër arsyet kryesore është edhe drejtësia e vonuar dhe fajtorët për këtë masakër akoma nuk janë arrestuar. Komuna në plan e ka pas së bashku me banorët të gjejë një zgjidhje ideale të cilën pastaj do ta implementonin, duke mos dashur të hyjmë në një moment çfarë jemi tani”, tha Mujka.

E familjarët ndër të tjerash than se 20 vite më parë iu vranë anëtarë të shumtë të familjes, por që pllakën përkujtimore e kanë bërë vetë e që komuna prej 20 vitesh vazhdon të deklarohen njësojë, se do të bëjnë diçka lidhur me këto viktima të luftës.

“Kjo është një marri prej tyre sepse neve duhet me na nderu përditë jo vetëm më 14 prill, se ne gjithmonë kur dalim këtu e shohim këtë pllakë që e kemi bërë ne, se komuna s’ka bë asgjë”, tha njëri nga familjarët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera