Lajme

Kryetari i Deçanit i tronditur nga tre rastet tragjike në Gjakovë, Pejë e Tetovë

Autori: Gazeta inFokus 09:07 | 09 September 2021

Bashkim Ramosaj, kryetari i komunës së Deçanit ka thënë se është i tronditur nga dy ngjarje tragjike që ndodhën dje në vend.

Rasti i parë ishte humbja e dy të rinjve në Gjakovë pasi shtëpia iu përfshi nga zjarri dhe rasti tjetër që ndodhi në mbrëmje ku mbetën të vrarë dy zyrtarë të PDK-së .

“E Mërkura që uroj të mos përsëritet kurrë më!Mëngjesi i djeshëm na tronditi me zjarrin në fshatin Ujzë në Gjakovë, ku humbën jetën dy fëmijë të familjes Sadrijaj! Mbrëmja na tronditi me vrasjen e dyfishtë në Pejë ku humbën jetën Astrit Ademaj nga Peja dhe Blerand Kadrijaj nga Rastavica e Deçanit”” shkruan Ramosaj.

-Advertisement-

I pari i Deçanit ka folur edhe për rastin e një shpërthimi në spitalin e Tetovës ku mbetën të vdekur disa persona.

“Në orët e vona tragjedia në Tetovë që na shokoi  tërë kombin!Ngushëllime familjes Sadrijaj nga Gjakova, familjes Ademaj nga Peja dhe Kadrijaj nga Deçani!Lutemi për Tetovën”” shkruan ai.

kujtojmë se këto raste ndodhën të mërkurën, derisa për rastin në Pejë ende nuk dihet zyrtarisht se si erdhi deri te vrasja e dy zyrtarëve të PDK-së./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera