Lajme

Kryetari i Deçanit i reagon ministres Nagavci: “Një praktikante të paaftë që udhëheq ministrinë e Arsimit”

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 04 October 2022

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i ka reaguar ministes së arsimit, Arbërie Nagavcit, pasi kjo e fundit fajësoj komunat për mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit.

Ai në Facebook ka shkruar se huqjet janë bërë të zakonshme për Qeverinë Kurti.

“Fatkeqësisht tashmë janë bërë të zakonshme HUQJET që po i bënë kjo qeveri, e pritshme për mua që kësaj radhe ia huq ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, znj. Arbërie Nagavci, e cila paska deklaruar që “komunat” qenkan fajtore për pagat e mësimdhënësve, e zakonshme për një praktikante të paaftë që udhëheq këtë ministri. Bazuar në kompetencat ligjore, çështja e pagave është kompetencë e komunës, bazuar në këtë kompetencë, komunat i kanë proceduar pagat sipas ligjit”, shkruan ai.

-Advertisement-

Krejt në fund ai e ka qujatur të paaftë ministren Nagavci.

“E nderuara ministre e paaftë, sa për dijenin tuaj është thesari i shtetit-Ministria për Buxhet dhe Financa që e ka ndaluar ekzekutimin e këtyre pagave, këtë fakt është dashur ta dini”, ka përfunduar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera