Lajme

Kryetari i Deçanit, Agron Kuçi akuzohet nga qytetarët për privatizimin e një prone

Autori: Gazeta inFokus 21:12 | 25 February 2020

E punuan për vjet me radhë ani pse i takoi Erenikut. Ndërsa tani kur Agjencioni Kosovar i Privatizimit vendosi ta privatizoi këtë tokë që kap rreth 53 hektarë banorët e fshatit Drenoc të Deçanit i bënë bashkë 41 mijë e 500 euro për ta blerë.

E në ditën kur aplikuan ofertoi edhe dikush tjetër.

“Ditën e dorëzimit të ofertave më 19 shkurt 2020 Agron Kuçi personalisht ka bërë dorëzimin e ofertës dhe pse oferta figuron në emër të vëllait të tij’, thonë banorët.

-Advertisement-

Oferta e cila sipas këtyre u dorëzua nga kryetari i Junikut Agron Kuçi është 106 mijë euro andaj ua prishi hesapet banorëve të cilët nuk kanë ndonjë dokument të pronësisë së tokave që i punojnë.

Banorët ankohen se Kuçi po e blen tokën meqenëse nëpër të do të kalojë autostrada e Dukagjinit, por kjo u mohua për Klan Kosovën nga zyrtarët e Deçanit të cilët tashmë i kanë hartat e trasesë.

Ndërkohë edhe vetë kryetari i Junikut Agron Kuçi, mohon se ka dorëzuar ofertë për blerjen e kësaj toke. Ai tha se është vëllai i tij Mërgimi që jeton në Gjermani ai që ka aplikuar duke respektuar ligjin.

Se ka të drejtë ligjore për aplikim e thonë edhe pala ankuese, veçse këta rekomandojnë që AKP të anulojë privatizimin.

Se mund të nxis konflikt këtë ata AKP’së i thanë edhe në një shkresë zyrtare.

Por ky institucion i udhëhequr nga Valon Tolaj, dikur sekretar i AAK’së, ku bën pjesë edhe Kuçi, nuk ktheu përgjigje.

Të premten AKP do të vendosë përfundimisht për privatizim ose jo të kësaj prone.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera