Sport

Kryetari i “Dardanëve” tregon sa tifozë shqiptarë do të jenë në stadiumin e Stokholmit

Autori: Gazeta inFokus 17:42 | 09 October 2021

Kosova sonte e zhvillon ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Botëror ndaj Suedisë në udhëtim.

Në Stokholm, qytetin ku do të luhet ndeshja po shihet një numër jashtëzakonisht i madh i tifozëve të Kosovës.

“Me ekspeditën ka udhëtu edhe kryetari i tifozëve “Dardanët” Lulzim Berisha, i cili tha për Express se në stadium sonte do të jenë rreth 7 mijë tifozë shqiptarë në përkrahje të Kosovës.

-Advertisement-

“Ne besojmë në shqiptarët këtu. Sonte në stadium pritet të jenë rreth 7 mijë tifozë në përkrahje të Kosovës. Besojmë në fitore, por të shohim se si po rrjedh ndeshja”, u shpreh Lulzim Berisha.

Kujtojmë se ndeshja fillon nga ora 18:00 dhe luhet në stadiumin “Friends Arena” në Stokholm.

Sonte pritet që gjithsej në stadium të jenë 45 mijë tifozë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera