Sport

Kryetari i ‘Dardanëve’ kritikon ashpër baballarët e lojtarëve që po refuzojnë Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 18:20 | 17 January 2022

Kryetari i tifozëve të kombëtares së Kosovës ‘Dardanëve’, Lulëzim Berisha, ka ardhur me një reagim të ashpër për të gjithë ata baballarë që po ndikojnë që bijtë e tyre mos ta pranojnë ftesën e kombëtares së Kosovës në futboll, shkruan Gazeta inFokus.

Berisha përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare ka shkruar se Kosova nuk e imponon e as nuk e shantazhon askënd që ta pranoj ftesën.

Por sipas tij Kosova dëshiron dhe i nevojiten futbollistët e rijnë që po krijojnë karrierë në futbollin evropian.

-Advertisement-

Më poshtë keni postimin e plotë të kryetarit të ‘Dardanëve’, i cili edhe njëherë u ka bërë thirrje të gjithë lojtarëve që luajnë në Evropë që ta pranojnë ftesën e kombëtares së Kosovës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera