Lajme

Kryetari i ‘Dardanëve’ Albin Kurtit: Në tribuna unë jam kryeministër

Autori: Gazeta inFokus 22:59 | 21 November 2019

Në vlugun e debateve për ndërtimin e stadiumit nacional të Kosovës ka ardhur një reagim interesant i kryetarit të ‘Dardanëve’, Lulzim Berisha, shkruan Gazeta inFokus.

Berisha në emisionin ‘Debat Plus’ ka thënë se e ka ftuar kryeministrin në ardhje, Albin Kurtin në tribunën veriore të “Dardanëve”.

“E kam ftuar Albin Kurtin, i kam thënë se nëse mendon me ardhë me këqyr lojën të ftoj me ardhë të tribuna e ‘Dardanëve’, veç përpara nuk mundem të qes se këtu nuk e ki primatin, atje që bëhesh kryeministër është tjetër gjë, këtu kryeministër jam unë” ka thënë i pari i ‘Dardanëve’.

-Advertisement-

Kujtojmë se lideri i Vetëvendosjes ka qenë prezent në stadiumin “Fadil Vokrri” në dy takimet e fundit të Kosovës.

Ai ka zgjedhur pjesën lindore të stadiumit për t’i dhënë përkrahje djelmoshave ‘Dardan’./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera