Lajme

Kryetari i Bordit të RTK-së: Lajmi kontrovers, raportimet e bazuara vetëm në pretendime e papranueshme të kenë vend në RTK

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 26 July 2024

Drejtori i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini, ka bërë me dije se dorëheqja nga kjo pozitë nuk është në planet e tij aktualisht, deri në adresimin e përgjegjesisë deri në fund. Thirrjet për dorëheqjen e tij dhe anëtarëve të tjerë të bordit vijnë pas shkrimit që publikoi RTK nga një gazetë boshnjake, ku atakohen dy mediume në vend.

Për këtë rast, ende nuk ka shkarkime, e Boletini ka thënë se Bordi nuk bordi nuk mund të ndërmarrë asgjë pa e kryer punën e vet komisioni që është emëruar tashmë.

Ai e ka quajtur të papranueshëm publikimin e lajmit kontravers në RTK.

-Advertisement-

“Sot është krijuar komisioni Ad-Hoc për shqyrtimin e lajmit kontrovers të transmetuar në RTK, i cili është marrë dhe përkthyer nga një medium boshnjak.  E inkurajoj komisionin që ta trajtojë sa më shpejtë që të jetë e mundur këtë rast dhe të dal me një raport profesional dhe objektiv dhe rrjedhimisht ai të vij edhe si propozim në bord. Kam përshtypjen që nga jashtë nuk kuptohen procedurat e vendimmarrjes në RTK. Do të ishte ideale sikur të ishin sikur në sektorin privat. Bordi nuk mund të marrë as edhe një veprim të vetëm pa pasur propozim. Në rastin konkret bordi nuk mund të ndërmarrë asgjë pa e kryer punën e vet komisioni që është emëruar tashmë”, ka thënë Boletini për Express.

Lidhur me dorëheqjen e mundshme, Boletini ka thënë se pas adresimit të kësaj përgjegjësie deri në fund, te të gjithë personat e përfshirë, gjëja më e lehtë e mundshme është të shoh pozicionin e tij.

“Sa i përket pyetjes për dorëheqje, nga këndvështrimi im, në situata komplekse zgjidhja me e lehtë është dorëheqja, është zgjidhje e problemit në rrafshin personal. Por, në situatën ku jemi, prioritet imi është kërkimi rigoroz i përgjegjësisë për lëshimin që është bërë, jo ikja nga problemi dhe përgjegjësia. Raportimet që bazohen vetëm në pretendime dhe të pabazuara është e papranueshme të kenë vend në RTK. Pas adresimit të kësaj përgjegjësie deri në fund, te të gjithë personat e përfshirë, atëherë gjëja më e lehtë e mundshme është të shoh pozicionin tim”, ka deklaruar Boletini.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera