Lajme

Kryetari i BIK-ut në Viti pretendon se u sulmua nga një imam, Policia thotë se ka pasur vetëm fjalosje

Autori: Gazeta inFokus 21:40 | 25 January 2022

Kryetari i këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Viti, Husamedin Hoxha është përplasur sot me një imam në zyrën e tij. Hoxha ka deklaruar se është sulmuar, por nga Policia thonë se ka pasur vetëm fjalosje.

Ai ka thënë se është kapur për fyti nga i dyshuari dhe rastin e ka lajmëruar në Polici.

“Ai ka ardh në zyrën time dhe ma ka ngjit për fyti. Kemi pas kacafytje, unë jam kryetar i këshillit dhe s’mundem me u bo arrogant në këso raste” ka thënë ai.

-Advertisement-

Megjithatë nga Policia kanë thënë se ende s’është hapur rast lidhur me këtë ngjarje.

“Sipas informatave që i kemi nuk është sulmuar por ka pas vetëm fjalosje, në mes tij dhe një personi tjetër”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Sinjalin.

Tutje Policia bëri të ditur se janë duke u hetuar rrethanat dhe në bazë të provave që do të konstatohen në koordinim me prokurorin, do të vendoset a ka pasur rast a jo./GazetaSinjali/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera