Kryetari Glauk Konjufca priti në takim kongresistin amerikan, Ritchie Torres

Autori: Gazeta inFokus
20:16 | 21 November 2022
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim kongresistin amerikan, Ritchie Torres, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në Kosovë, perspektivën euro-atlantike të saj, si dhe për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve mike.
Duke i uruar mirëseardhje në Kosovë, kryetari Konjufca i shprehu kongresistit Torres falënderime të veçanta për angazhimin e tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mbështetje të Kosovës, në shtetndërtimin dhe rrugën e saj integruese euro-atlantike.
Me këtë rast, kreu i Kuvendit theksoi rëndësinë e stabilitetit në Ballkan, bashkëpunimit rajonal dhe integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.
Kryetari Konjufca e njohu kongresistin amerikan edhe me punën dhe angazhimin e Kuvendit të Kosovës, me qëllim të realizimit të agjendës legjislative dhe nxjerrjes së legjislacionit, që lehtëson jetën e qytetarëve dhe është në përputhje me aspiratat integruese të shtetit të Kosovës.
Kongresisti Torres, i cili njëherësh është edhe Bashkëkryesues i Grupit për Çështjen Shqiptare në Kongres, nga ana e tij tha se do të vazhdojë të angazhohet për të mirën e Kosovës dhe rrugëtimin e saj integrues euro-atlantik edhe në të ardhmen. Ai konfirmoi gjithashtu mbështetjen e shtetit amerikan për Kosovën në sfidat që ajo ka para vetes, si dhe në angazhimet e saj për zhvillim të brendshëm dhe konsolidim të mëtejmë të subjektivitetit ndërkombëtar.

Të tjera
-
Ulqin: Një 19-vjeçar vdes pas një aksidenti tragjik në punë
Një 19-vjeçar i quajtur Erion Kurti, ka vdekur dje pas një aksidenti tragjik ...
-
Policia shqiptoi 1326 gjoba në trafik për 24 orë
Policia e Kosovës njofton se për 24 orë ka shqiptuar 1326 gjoba në trafik. ...
-
Një zyrtar policor në Mitrovicë raporton se është kërcënuar me mesazhe në gjuhën serbe
Një zyrtar policor në Mitrovicë të jugut ka raportuar në polici se në rrjetet...
-
Arrestohet një person në Merdare
Është arrestuar një person në vendkalimin kufitar në Merdare. Të njëjtit p...
-
Kanoset zyrtari policor- Arrestohen dy persona në Mitrovicë
Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë të jugut, pasi të njëjtit kanë kanosur...
-
Haziri: LDK s’e voton kandidatin e VV-së për kryetar Kuvendi edhe nëse ndërrohet emri
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, tha se ndër...
-
Një burrë në Suharekë rra*hu vajzën dhe gruan, policia ia gjen një pu*shkë në vendngjarje
Një burrë në Suharekë është shoqëruar në polici pasi vajza e tij ka raportuar...
-
Babai njofton policinë për zhdukjen e vajzës në Shtime
Një burrë ka njoftuar policinë në Shtime se vajza e tij është zhdukur. E n...
-
Konstituimi i Kuvendit- Rrugës për dështimin e 21-të
Pas 20 dështimeve, Kuvendi i Kosovës edhe këtë të diel do të mblidhen në përp...
-
Vetura godet këmbësoren në Prishtinë, dërgohet në QKUK
Një këmbësore ka marrë lëndime pas goditjes me veturë dje në rrugën “Zagrebi”...
-
Konstituimi i Kuvendit- Rrugës për dështimin e 21-të
Pas 20 dështimeve, Kuvendi i Kosovës edhe këtë të diel do të mblidhen në përp...
-
Haziri: LDK s’e voton kandidatin e VV-së për kryetar Kuvendi edhe nëse ndërrohet emri
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, tha se ndër...