Sport

Kryetari dhe trajneri i klubit të Arbërisë i bëjnë një dhuratë Bernard Berishës

Autori: Gazeta inFokus 21:14 | 19 January 2021

Ekspedita e klubit të Arbërisë ka disa ditë që gjendet në Antalia të Turqisë, atje ku po e kryejnë fazën kryesore përgatitore para fillimit të stinorit pranveror, shkruan Gazeta inFokus.

Krahas përgatitjeve, skuadra nga Lipjani gjatë ditës së martë ka zhvilluar edhe një ndeshje miqësore me skuadrën ruse, Akhmat Gronzy.

Arbëria ka pësuar humbje me rezultat 3-1, në takimin në të cilin luajti edhe sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha, i cili paraqitet për skuadrën ruse.

-Advertisement-

Pas përfundimit të kësaj ndeshje, kryetari i klubit të Arbërisë, Jahir Krasniqi dhe trajneri, Arbnor Morina, i kanë dhuruar një fanellë të klubit të Arbërisë sulmuesit pejan.

Lajmin e ka bërë të ditur Arbnor Morina, i cili përmes llogarisë së tij zyrtare në facebook, ka publikuar fotografi me Berishën dhe Krasniqin.

Më poshtë keni postimin e teknikut prishtinas./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera