Lajme

Kryetari i Deçanit thotë rruga për Plavë kryehet në mot

Autori: Gazeta inFokus 19:37 | 29 May 2018

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, pavarësisht pengesave, është i bindur se rruga Deçan – Plavë do të përfundojë në vitin 2019, ashtu siç parashihet, raporton KTV .

Puna është duke vazhduar me intensitet të lartë në Bellajë të Deçanit. Bujën që u bë ditëve të fundit për pjesën e rrugës që kalon në Zonën e Mbrojtur, kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, e sheh si të panevojshme. Ramosaj shprehet se do të binden të gjithë faktorët, përfshirë Këshillin Zbatues Monitorues, pasi, sipas tij, rruga është në interes të të gjithëve.

Ndërsa tejkalimin e situatës aktuale, ish-kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, e sheh përmes arritjes së një memorandumi me Manastirin në Deçan. Në vitin 2015, me anë të këtij memorandumi, Manastiri kishte lejuar që të asfaltoheshin 2.5 km rrugë. Javën e kaluar, Manastiri i Deçanit reagoi kundër punimeve, duke i konsideruar të paligjshme, çka nxitit reagime të shumta të misioneve të huaja në vendin tonë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera