Kryetari i Deçanit premton ujë të bollshëm për pije dhe ujitje
Autori: Gazeta inFokus
11:01 | 21 Prill 2018
Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka garantuar qytetarët e komunës që ai e udhëheq se në Lumbardhin e Lloqanit nuk do të ketë eksploatim jashtë standardeve, derisa është shprehur kundër shfrytëzimit të padrejtë të kësaj gryke.
Këto komente Ramosaj i bëri në një intervistë për KosovaPress, pasi që persona të panjohur më 17 prill kishin shfaqur shqetësimin e tyre duke vendosur fletë nëpër qytet, duke paralajmëruar banorët e kësaj komune se mund të mbesin pa ujë të pijshëm dhe ujë për ujitje.
I pari i Deçanit ka sqaruar se përmes një ujëmbledhësi do të zgjidhet çështja e ujit të pijshëm dhe ajo e ujitjes së pronave bujqësore.
“Në mandatin tim, do ta bëjë sot një zotim që nuk do të ndodhë që gryka e Lloqanit, ose Lumbardhi i Lloqanit të jetë i nënshtruar nga eksploatimi jashtë standardeve dhe jashtë normave. Krejt çka ka për të ndodhur në Lumbardhin e Lloqanit është që do të ketë ujëmbledhës, ose tipi liqenesh që kanë me qenë pozitive për ekosistemin në tërësi, mirëpo që kanë me i bë dy zgjidhje: zgjidhjen e ujitjes së pronave bujqësore dhe zgjidhjen e ujit të pijes për qytetarët e Deçanit, që fatkeqësisht jemi komuna që kemi ujë më së shumti por qytetarët nuk kanë ujë për të pirë, sidomos verës”, tha ai.
Ai shton se Deçani do të ketë ujë të pijshëm edhe në rast se numri i banorëve do të shkojë në 300 mijë.
“Lumbardhi i Deçanit sipas politikave të parapërcaktuara nga unë si kryetar dhe nga kolegët e mi, edhe gjatë fushatës ka qenë ideja që gjithmonë komuna e Deçanit të ketë ujëmbledhës në formë të digave ose në formë të pendave ku qytetarët e komunës së Deçanit do të kenë ujë të pijshëm të mjaftueshëm, edhe në rast se qyteti i Deçanit rritet me 300 mijë banorë. Njëkohësisht kemi thënë se në këtë sistem do të jenë të inkorporuar edhe sistemi se do të jenë të inkorporuar edhe ujitja e tokave bujqësore”, theksoi ai.
Në mënyrë që Lumbardhi i Lloqanit të mos ketë fatin e atij të Deçanit, Ramosaj thotë se nuk kanë biseduar asnjëherë për vendosjen e hidrocentraleve në Grykën e Lloqanit.
Ai ka thënë se do të kundërshtojë çka do që rrjedhë përtej sigurimit të ujit të pijshëm dhe atij për ujitje.
“Çka do që rrjedhë përtej kësaj, unë jam kundër. Edhe qytetarët e Deçanit do të jenë kundër. Më ka bërë përshtypje kjo pankartë e cila është vendosur në hapësirat e tërë territorit të komunës së Deçanit. Nuk ka as emër as mbiemër se kush e ka bërë këtë. Po ashtu, edhe fotografia e cila është e inkorporuar në këtë pankartë nuk është fotografi reale e ditës kur është bë. I ftoj qytetarët e komunës së Deçanit që të mos jenë të shqetësuar për këtë ngjarje që do të ndodhë sepse personalisht jam kundër shfrytëzimit të padrejtë të Grykës së Lloqanit”, sqaroi ai.
Po ashtu, Ramosaj bëri të ditur se krahas aktiviteteve për Lumbardhin e Lloqanit, si komunë kanë marrë hapa konkret për rivitalizimin e Grykës së Deçanit.
“Ne kemi marrë hapa konkret që të rivitalizohet kjo grykë, dhe njëkohësisht jemi në hapa të mirë që ky projekt në rrugë e sipër sikurse është të përfundojë ashtu që mos të ndjehet rreziku në grykën e Lumbardhit të Deçanit e që jemi koinsistent që të respektohet minimumi ekologjik i lumit”, u shpreh ai.
Krejt në fund, i pari i Deçanit tha se ka kompani të cilat bëjnë studimet e fizibilitetit, porse këto të fundit duhet të informojnë qytetarët se çka saktësisht bëjnë për të mos lejuar që të ketë shqetësime të panevojshme për banorët e Deçanit.

T� tjera
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...






























