Lajme

Kryetarët e Komunave me vetura prej 2.500 deri 70.000 euro (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 22 June 2017

Edhe kryetarët e komunave të Kosovës ishin të obliguar të bëjnë deklarimi e pasurisë në Agjencinë kundër Korrupsioni.

Shtatë  nga kryetarët e komunave që nuk kanë deklaruar asnjë veturë në pronësi janë kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu, kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma , kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza KusarIi-Lila, kryetari i Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq, kryetari i Parteshit, Dragan Nikolic, dhe kryetari I Prizrenit, Ramadan Muja, shkruan infokusi.com

Se posedon veturën më të shtrenjtë është deklaruar kryetari i Shterpces, Bratislav Nikolic, një veturë Land Rover me vlerë 70,000  i pasuar nga kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili ka deklaruar në pronësi të tij 2 vetura dhe një në pronësi të fëmijëve ndërsa vlera të trijave arrin 60.00 euro.

-Advertisement-

Kryetari i Klinës, Sokol Bashota ka deklaruar 2 vetura, njëra me vlerë 24.000 euro ndërsa kryetari i komunës së Kllokotit ,Sreçko Spasiq ka deklaruar dy vetura të tipi Mercedes, një kamion Volvo dhe një traktor vlera e të cilave arrin vlerën 21.000 euro.

20 mijë euro vetura ka deklaruar edhe kryetari i komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha ndërsa 19 mijë euro i ka deklaruar 2 vetura kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, shkruan Infokusi.com

Kryetari i komunës së Dradanës ,Begzad Sinani, ka deklaruar se ka një veturë me vlerë 15,800 , kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ka deklaruar një veturë Passat me vlerë 15.00 euro dhe kryetari i komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq, ka deklaruar  2 vetura me vlerë 14.500 euro

Kryetari i Lipjanit ka deklaruar 2 vetura njëra Audi A4 dhe një  Golf 4 me vlerë 10.500 euro

Se kanë vetura me vlerë 10 mijë euro janë deklaruar,kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti,  kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxherri, kryetari i Ranilluk, Gradimir Mikic dhe kryetari i Mitrovicës  Veriore, Goran Rakic shkruan Infokusi.com

Se kanë vetura me vlerë më pak se 10.000 euro janë deklaruar kryetari I Rahovecit, Idriz Vehapi me 8.300 euro, kryetari I komunës së Ferizajt, Muharrem Svqara me 7.500 euro, kryetari i Istogut Haki Rugova me 7.000 euro, kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi  5,500 euro, kryetari I Malishevës, Ragip Begaj me 5.000 euro dhe kryetari i komunës së Junikut, Agron Kuçi me 5.000 euro.

Kryetarët që kanë në pronësi vetura me vlerë nën 4.00 0euro janë kryetari i Dragashit, Salim Jenuzi, me 3.500 euro, kryetari i Artanës, Svetisllav Ivanoviq me 3.500 euro, kryetari i Gjilanit, kryetari i Vushtrri, Bajram Mulaku me 3.300 euro dhe  Lutfi Haziri me 3.000 euro

Nga të gjitha komunat e Kosovës kryetari që ka deklaruar veturën me vlerën me të ulët është kryetari i Mamushës, Arif Butuç, një veturë me vlerë 2.500 euro/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera