Lajme

Kryetarët e komunave veriore sot takohen me ambasadorin Hovenier

Autori: Gazeta inFokus 07:44 | 29 May 2023

Në veri, para objekteve komunale në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, janë mbledhur edhe sot për të protestuar pjesëtarë të strukturave paralele serbe, të cilët të premten u përplasën me Policinë e Kosovës, në shenjë pakënaqësie ndaj vendosjet në zyrat e tyre të kryetarëve të rinj.

Kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri e konfirmoi për RTK-në se do të shkojë në takim me amabasadorin e SHBA-së, Jeff Hovenier.

Për shkak të takimit me Hovenier, Zeqiri tha se nuk arrijnë të dalin sot në ora 8:00 në komunë, për të ushtruar detyrën.

-Advertisement-

Edhe kryetari i Zveçanit,Ilir Peci ka konfirmuar për RTK-në se është nisur për në takim me ambasadorin e Amerikës në Kosovë.

Pas takimit ka thënë se do të kthehet në Komunë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet

Të tjera