Kryetarët e komunave i ankohen Kurtit për qasjen komunikuese të ministrave të tij
Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 02 October 2023
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, ka adresuar një varg kërkesash në takim me Qeverinë.
“Ne, Kryetarët e Komunave, kemi bindjen se duhet të ndryshoj tradita e moskonsultimit si dhe qasja komunikuese, duke investuar në një raport komunikimi cilësor nga ana e Ministrive të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për propozimet për ndryshime apo miratime të nismave të ndryshme legjislative, të cilat afektojnë drejtpërdrejt pushtetin lokal”, raporton EO.
“E tillë ishte edhe qasja për Ligjin për Vetëqeverisjen Lokal si dhe për procesin e amendamentimit të Ligjit për Tatimin në Pronë, për të cilën Asociacioni i Komunave të Kosovës, rrjedhimisht Kryetarët e Komunave, u përjashtuan nga konsultimi, përkatësisht vendimmarrja e përbashkët, kur mirëfilli dihet se ky ligj në gjendjen aktuale, dëmton në vlera milionëshe buxhetin e komunave, duke cenuar kështu edhe autonominë financiare të komunave e në këtë kuptim edhe përgjegjësitë komunale, duke derivuar të hyra më të pakta për komunat, zvogëlim të mundësisë për zhvillim të projekteve që bazë financimi kanë këtë burim”.
“Edhe në pikëpamje të planifikimeve buxhetore për vitin 2024, tavanet e caktuara nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve kanë bërë që të ketë shkurtime të ndjeshme në buxhetet komunale, në kategorinë e investimeve kapitale, që përcakton vitin 2024, me më pak investime kapitale”.
“Ne, Kryetarët e Komunave në Asociacionin e Komunave të Kosovës, jemi besimplotë se kërkesat tona, propozimet tona, nevojat që ka pushteti lokal në gjithë Kosovën, do të kenë vëmendjen tuaj, do të marrin adresimin e duhur institucional, duke qenë aleatë në vizionin për t’i shërbyer më mirë, bashkëqytetarëve tanë”.
Të tjera
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...
-
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa mbetje pesticidesh, vetëm 3 ngarkesa problematike në eksport
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dhënë një deklaratë për publiku...
-
Vetëm 50% e agjendës legjislative u përmbush këtë vit në Kuvendin e Kosovës
“Nuk ka kourum Kuvendi për me vazhdu..” Kjo shprehje u dëgjua shumë shpesh në...
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...
-
Vdes një person në QKUK
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur në Qendrën Klinike...
-
Për nëntë muaj, Qeveria “Kurti” mbi 12 milionë euro shpenzime të udhëtimit dhe telekomunikimit
Mbi 12 milionë euro kanë arritur shpenzimet e udhëtimit dhe telekomunikimit t...
-
Rashiq: Lista Serbe po i kërcënon dhe largon nga puna serbët që na përkrahin
Me përjashtime nga puna, dëmtime të automjeteve e madje edhe me letra kërcënu...
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...