Lajme

Kryetarët e komunave bëjnë thirrje nga Valencia që Spanja ta njohë Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 18:25 | 07 May 2022

Disa nga kryetarët e komunave të Kosovës po qëndrojnë për vizitë në Valencia të Spanjës.

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka shpërndarë një fotografi së bashku me kryetarin e Kamenicës, Kadri Rrahimaj dhe atë të Shtimes, Qemajl Aliu, me një pankartë në duar duke bërë thirrje që Spanja ta njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës.

E pranishme ishte edhe deputetja e LVV, Fitore Pacolli, shkruan IndeksOnline.

“Lobmi përbashkët me përfaqësueset e të gjelbërve nga Ukraina, për njohje të Kosovës nga Spanja dhe Ukraina”, ka shkruar Hyseni.

Të tjera