Lajme

Kryesuesja e bordit të SHSKUK-së, nuk e ndalë duhanin as në sallën operative të QKUK-së

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 17 September 2021

Për kryesuesen e bordit të SHSKUK-së, Agreta Gashi, duket se nuk ka rëndësi ligji për duhanin.

Në disa foto të siguruara nga Gazeta Infokus ajo shihet duke tymosur duhan, në ambientet spitalore, në sallën operative të QKUK-së, shkruan Gazeta Infokus.

Siç edhe mund të shihet në fotot që kanë arritur në redaksinë tonë, ajo është e shoqëruar edhe nga persona të tjerë, e në kundërshtim me ligjin për pirjen e duhanit, pi duhan në ambient të mbyllur, e për më tepër në ambientet e sallës operative të QKUK-së./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera