Lajme

Kryesuesi i KGJK-së: Shumë shpejt qytetarët do të mund të pajisen online me certifikatën e të kaluarës penale

Autori: Gazeta inFokus 22:26 | 21 April 2022

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, ka thënë se së shpejti qytetarët do të mund të pajisen ‘online’ me certifikatat e të kaluarës penale.Zogaj tha se qyetetarët nuk do të kenë më nevojë që fizikisht të paraqiten para sporteleve në gjykata.

Sipas një njoftimi të KGJK-së, këto Zogaj i ka thënë gjatë pjesëmarrjes në punëtorinë treditore të organizuar në bashkëpunim me Projektin e Bashkimit Evropian për Evidencë Penale.

“Kryesuesi Zogaj, informoi pjesëmarrësit se, KGJK planifikon që së shpejti të lansoj këtë shërbim online për qytetarët e Kosovës, me ç’rast kërkoi angazhimin e pakursyer të tyre në finalizimin e të gjitha aspekteve teknike dhe ligjore ashtu që, pa asnjë vonesë të ofrohet ky shërbim tejet i rëndësishëm për gjyqësorin e Kosovës dhe qytetarët e Republikës së Kosovës.Sistemi elektronik qendror dhe modern është themeluar tashmë dhe është funksional në të gjitha gjykatat themelore dhe degët përkatëse, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe faza pilotuese është duke u zhvilluar me sukses”, thuhet në njoftim./kallxo.com/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera