Kryesuesi i Bordit të ZRrE-së: Qytetarët nuk do të paguajnë për rrymën e veriut as me tarifat e reja
Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 30 March 2023
Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu ka thënë se ZRrE-ja e ka respektuar pjesën e tyre, sa i përket marrëveshjes Kosovë-Serbi për energjinë.
Sipas tij, pikat tjera janë përgjegjësi e palëve të tjera për t’i plotësuar.
“Një prej pikave që ka qenë obligim i ZRRE-së, ne e kemi përmbush. Ajo ka qenë dhënia e licencës konform Marrëveshjes së Brukselit. Ndërsa pikat tjera janë obligime për palë tjera. ZRRE-ja si palë mbështetëse në këtë rast e grupit negociator është duke i kryer obligimet e saj karshi kësaj marrëveshje. Ndërsa palët tjera mbetet që t’i kryejnë obligimet siç është përcaktu në udhërrëfyes”, ka thënë Fejzullahu në Komisionin për Ekonomi.
Ndërkaq, i pyetur se a do të paguajnë qytetarët më shtrenjtë për veriut nëse hyjnë në fuqi tarifat me rritje, Fejzullahu ka thënë se prej 2018 qytetarët nuk paguajnë për atë pjesë.
“Deri në 2018 kostoja e veriut ka qenë e përfshirë në kuadër të tarifave të konsumatorëve. Nga viti 2018 ajo kosto nuk është e përfshirë në tarifat e konsumatorëve dhe si e tillë nuk hyn. ZRRE-ja edhe sikur të don me e përfshi nuk ka të drejtë meqenëse ka një vendim të Gjykatës. Prandaj tarifat që janë të propozume për këtë vit, vitin e kalum edhe prej vitit 2018, asnjëherë, asnjë cent, asnjë kosto nuk është e përfshirë në kuadër ta kalkulimit të tarifave në kuadër të rregullatorit”, ka thënë ai.
Të tjera
-
Nndërpritet energjia elektrike në disa qytete të Shqipërisë
Disa qytete të Shqipërisë kanë mbetur pa energji elektrike këtë të diel. Bëhe...
-
Trump për Melonin: E ‘pushtoi’ Evropën
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni zhvilloi një takim me presidentin e zg...
-
Evropa bëhet gati për ‘ngricat siberiane’
Një pjesë e madhe e Europës pritet të përfshihet nga ngricat siberiane, duke ...
-
E ardhmja e NASA-s e lidhur ngushtë me firmat komerciale hapësinore
Administrata e Presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili merr drejtimin e ...
-
Deri në 3 orë pritje për të dalë nga Kosova
Pritjet për të dalë nga Kosova po vijojnë deri në 3 orë në pikën kufitare në ...
-
Kushtetuta dhe vendimet gjyqësore u njohin të drejtën në dy pensione, shteti i detyron të heqin dorë
Tash e sa vite të drejtat e veteranëve, invalidëve dhe dëshmorëve të luftës p...
-
Dosja Partizani/ Berisha nesër përballë SPAK
Ish- kryeministri i vendit, Sali Berisha do të paraqitet nesër në SPAK për të...
-
Bastiset shtëpia e një personi në Pejë – ja çka gjeti policia
Një patrullë policore e Pejës derisa ishte duke ecur në këmbë në rrugën “Mbre...
-
Kosova importoj 302 milionë euro mallra nga Shqipëria
Nga muaji janar deri në muajin nëntor të vitit 2024, Kosova ka importuar nga ...
-
Dhjetëra shpendë të ngordhur në Plazhin e Vjetër në Vlorë, dyshohet për gripin e shpendëve
Shpendë të ngordhur janë konstatuar në zonën e Plazhit të Vjetër në qytetin e...
-
Numri i votuesve më i madh se i banorëve në Kosovë, KQZ tregon arsyen
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka certifikuar të shtunën li...
-
Enver Hoxhaj emocionon me fjalët për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin
Ish ministri i Punëve të Jashtme dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovë...