Lajme

Kryespiuni i Kosovës në Kuvend foli për hyrjen e ushtrisë serbe në Karaçevë

Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 17 August 2020

Sikur zakonisht shefi i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë raportimin në Kuvend e bën pa praninë e mediave.

E edhe tash, njëjtë si drejtorët e kaluar ka raportuar edhe Kreshnik Gashi, shkruan gazeta Infokus.

Veçse tash dihet edhe tema kryesore që u bisedua aty.

-Advertisement-

Fjala është për hyrjen e xhandarmërisë serbe në Kosovë, konkretisht në fshatin kufitar Karaçevë e Kamenicës.

Drejtoria për Media e Kuvendit të Kosovës ka treguar se kjo ishte tema kryesore e mbledhisë së komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera