Lajme

Kryesindikalisti i bujqve paralajmëron radikalizim të protestave

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 24 Shtator 2021

Pas reagimit të Ministrisë së Bujqësisë për protestën e fermerëve, Tahir Tahiri, kryetar i Sindikatës së Bujqve, e quan mashtruese komunikatën e dhënë dje nga Ministria.

Sipas tij, kjo ministri nuk i kanë respektuar rregullat që e përcaktojnë konsultimin me bujqit.

“Ministria e Bujqësisë gjatë shqyrtimit të miratimit të Ligjit 2020/2021 nuk është konsultuar me bujqit. Ne duhet që brenda një kohe të shkurtër të ulemi dhe të bisedojmë”, tha Tahiri për Gazetën Infokus.

-Advertisement-

Kryetari i Sindikatës paralajmëroi se do të ketë përsëri protesta në rast se nuk do kenë përgjigje pozitive.

“Nëse ministri Peci nuk na thërret deri me 27 shtator, protesta ka me qenë e menjëhershme dhe më radikale seç ka qenë”, tha Tahiri.

Një ditë më parë, fermerët kanë protestuar me 200 traktorë për të kundërshtuar kriteret për subvencionimin e grurit./Gazeta Infokus/

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy