Lajme

Kryesia mban mbledhjen e parë të sesionit vjeshtor

Autori: Gazeta inFokus 07:03 | 12 September 2022

Sot do të mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës, në të cilën në rend dite janë pikat e e mbetura nga seancat dhe mbledhjet e kaluara.

Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin për vetëqeverisjen lokale, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës, ajo për zgjedhjen e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb, shqyrtimi i Strategjisë së Sigurisë së Kosovës 2022-2027 e shumë të tjera, do të jenë në rendin e ditës, raporton RTKlive.

Mbledhja e kryesisë së Kuvendit dhe rifillimi i punës së legjislativit bëhet pas gati një muaji ndërprerje, shkaku i pushimeve të verës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera