Lajme

Kryesia e Kuvendit sot mban mbledhje

Autori: Gazeta inFokus 06:58 | 08 November 2021

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot mban mbledhje.

R e n d i i d i t ë s

Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

-Advertisement-

II. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 22 dhe 28 korrik 2021:

13. Votimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të N.P Hortikultura për vitin 2020.

III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021:

4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,

6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+) (ada numri referues 8116-00-2020)”,

11. Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni.

IV. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 19 tetor 2021:

28. Votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2020.

V. Përgatitjet për seancë të re plenare:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Debat parlamentar në lidhje me veprimet e Qeverisë për alternativat e diversifikimit të energjisë dhe veçanërisht Projektin e Gazit me MCC,
Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-061 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për financimin e Projektit “Reagimi i Kosovës ndaj pandemisë COVID-19 për NVM-të”,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-028 për të drejtën ndërkombëtare private,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-034 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-049 për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-053 për Topografitë e Gjysmëpërçuesve,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-055 për Dizajnin industrial,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-056 për Mbrojtjen e konkurrencës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-057 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-089 për Deminim Humanitar,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-059 për Patentat,
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e pagës së Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës,
Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për miratimin e taksave vjetore për vitin 2021,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2020,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2020,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit të Buxhetit të Kosovës për vitin 2020,
Shqyrtimi i Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2020,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2020,
Shqyrtimi i Raport vjetor të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për vitin 2020,
Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS” Sh.P.K,
Emërimi i kryetarit dhe katër (4) anëtarëve të Bordit të Organin Shqyrtues të Prokurimit,
Emërimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës,
Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave (prej tyre dy (2) nga radhët e komunitetit shqiptar dhe një (1) nga radhët e komuniteteve jo shumicë),
Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese,
Përzgjedhja e kandidatëve për anëtarë jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

VI. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave
Vendi: C 301 Koha: 11:00

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera