Lajme

Kryesia e Kuvendit nuk e ka në agjendë veriun

Autori: Gazeta inFokus 16:27 | 28 September 2021

Të mërkurën në ora 10:00 mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Megjithatë, pavarësisht situatës së krijuar në veri të vendit, nuk shihet se në ndonjërën nga pikat e rendit të ditës është paraparë të diskutohet edhe për këtë qështje.

Ky pritet të jetë rendi i ditës:

  1. Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
  2. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrikdhe 6 gusht 2021:4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,
  3. Votimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+) (ada numri referues 8116-00-2020)”,11. Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni.III. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 12 gusht 2021:8. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2020.IV. Përgatitjet për Seancë plenare:1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  4. Pyetjet parlamentare,
  5. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-030 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes së bashkëfinancimit për Projektin “ Programi mbështetës për ujësjellës dhe kanalizim në zonat rurale faza (dalëse) VI’, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Zvicrës,
  6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-031 për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit “Projekti Emergjent i Kosovës për COVID-19 – Financim shtesë”, në mes të Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
  7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-057 për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve,
  8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-029 për punimet nga metalet e çmuara.
  9. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2021 – 2025.
  10. Shqyrtimi i Planit të Veprimit për zbatimin e fazës së dytë të prioriteteve politike të dakorduara ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës-Agjendës për Reforma Evropiane.
  11. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime, në lidhje me Raportin e auditimit të performancës “Transparenca dhe llogaridhënia në procesin e financimit të organizatave joqeveritare”.
  12. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime, në lidhje me Raportin e auditimit të performancës “Parandalimi dhe reagimi i situatave emergjente: Vërshimet”.
  13. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të ankesave të mediave.V. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera