Lajme

Kryesia e Kuvendit mban mbledhje të jashtëzakonshme

Autori: Gazeta inFokus 19:39 | 03 September 2018

Sonte në orën 19:30 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës.

Këtë e bërë të ditur Kryesia e Kuvendit përmes një  komunikatë për medie, shkruan gazeta inFokus.

Në mbledhje janë ftuar kryetarët e grupeve parlamentare ndërsa pika e vetme e rendit të ditës është kërkesa e kryeministrit, Ramush Haradinaj rreth shqyrtim propozimit për vendimin e Qeverisë rreth emërimit të ekipit negociator me Serbinë.

-Advertisement-

“Kërkesa e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme, me këtë rend dite:

 

–          Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”, thuhet në komunikatën për medie./inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera