Lajme

Kryesia e Kuvendit diskuton mocionin për situatën e sigurisë në vend

Autori: Gazeta inFokus 07:17 | 06 June 2022

Sot do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite janë pikat e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022: Në rend dite është votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për vetëqeverisjen lokale, raporton RTKlive.

Po ashtu në rend dite janë pikat e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022, si: shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës, raporton RTKlive.

Edhe pikat e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 14 prill 2022, do të jenë në rend dite si zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb. Po pikë e rendit e ditës është votimi i Mocionit nga debati parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.

-Advertisement-

Kryesia do të diskutojë për përgatitjet për Seancë plenare të re të radhës më këto pika si: shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për akcizën në produktet e duhanit, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për fondet pensionale të Kosovës.

Po ashtu në rend dite është edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për Pyjet, miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, emërimi i kryetarit dhe katër anëtarëve të Bordit të Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera