Kryeshefi i “Trafikut Urban” tregon humbjet si pasojë e mos qarkullimit gjatë prillit dhe majit
Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 04 July 2020
Afro 700 mijë euro llogariten të jenë humbjet e kompanisë “Trafiku Urban”, si pasojë e mos qarkullimit për gjatë muajit prill dhe muajit maj.
“Trafikut Urban”, këto humbje ia sollën ndalesat e Qeverisë së Kosovës, si masë parandaluese për përhapjen e Coronavirusit, raporton Ekonomia Online.
Kryeshefi Ekzekutiv i Transportit Urban në Prishtinë, Lulzim Rexhepaj ka thënë se komuna e Prishtinës ka ndihmuar këtë ndërmarrje duke iu paguar pagat e muajit prill.
“Dëmet janë të mëdha dhe kapin shumën mbi 700 mijë euro për muajin prill dhe më shumë se gjysmë e muajit maj. Ne si ndërmarrje komunale ju kemi drejtuar komunës së Prishtinës për ndihmë dhe komuna na u ka përgjigj pozitivisht me pagat e muajit prill dhe me këtë rast e falënderojmë në emër të gjithë familjarëve dhe punëtorëve, se komuna me pagesën e pagave për muajin prill ka bërë që punëtorët të ndihen mirë dhe më rahat, ndërsa në muajin maj kemi filluar dhe kemi gjeneruar mjete për paga dhe për shpenzime operative”, thotë ai.
Tutje, Rexhepaj thotë se në këtë ndërmarrje nuk është i prekur asnjë punëtor me Coronavirus.
Ai tha se dyshime ka pasur vazhdimisht për shkak të kontakteve të ndryshme familjare, por të gjithë janë dërguar në vet izolim.
“Fatmirësisht deri më tani nuk kemi pasur të infektuar, kemi pasur dyshime vazhdimisht dhe kjo ka rrjedh nga kontaktet e ndryshme familjare por kemi marr masa që i kemi dërguar në vet izolim”.
Më tutje ai ka pohuar se në autobusët e trafikut urban po respektohen në përpikëri të gjitha masat dhe rekomandimet që janë në fuqi.
Megjithatë që ka pasur rezistencë nga qytetarët, ai thotë se janë të kënaqur me mirëkuptimin e tyre.
Rexhepaj ka thënë se në këtë kohë lejohen vetëm 20 udhëtar në autobusët e trafikut urban.
“Në autobusët e trafikut urban po respektohen me përpikëri të gjitha masat dhe rekomandimet që janë në fuqi, ndoshta ka pasur pak rezistencë nga qytetarët nga një numër i vogël, dhe deri më tani jemi shumë të kënaqur me mirëkuptimin që e kemi gjetur te qytetarët dhe ndonëse është pak e vështirë sepse operojmë me kapacitet të reduktuar sepse ne lejojmë vetëm 20 udhëtar dhe në shumë rast duhet të mbyllet dera të mos lejojmë udhëtar të tjerë dhe deri më tash kemi kaluar mirë”, u shpreh ai.
“Siç po shihet me rritjen e numrit të rasteve po e paragjykojmë se kjo situatë do të zgjasë dhe ne nuk jemi ata që përcaktojmë masat dhe por po shihet që do të zgjasë, por duhet të mësohemi dhe të edukohemi që në të ardhmen të punojmë në këtë mënyrë ta vazhdojmë jetën dhe aktivitetet jetësore”.
Teksa ka folur për parandalimin e pandemisë, Rexhepaj bën apel te qytetarët që t’i respektojnë masat ndaj Coronavirusit.
“Situata pandemike ka krijuar probleme edhe tek ne ashtu si njësoj edhe te të gjithë institucionet e vendit, por duhet të vazhdojmë të jemi të fortë dhe të jemi unik duke i respektuar masat që jepen nga institucionet përgjegjëse”.
“Fillimisht gjatë muajit mars kemi bërë reduktimin e stafit pastaj ishte ajo periudha kur në muajin prill u ndërpre plotësisht aktiviteti i ndërmarrjes tonë, dhe rifilluam dhe e nisëm punën me 18 maj dhe vazhdojmë ende të operojmë sipas masave që janë në fuqi”, tha ai për EO.
Të tjera
-
Takimi me O’Brien, Kurti: Gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i vendit, Albin Kurti të mërkurën në Gjermani është takuar me nd...
-
Bruksel: Kërkohet takim trilateral Kosovë-BE-Serbi
Takimi mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel, i cili ishte...
-
Gjermania e kërkon Asociacionin, zbatimi i vendimit për Manastirin s’mjafton për finalen në Këshill të Evropës
batimi i vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit nuk është kundërpe...
-
Zgjatet orari në qendrat për pajisje me dokumente, punohet edhe të shtunave
Agjencia e Regjistrimit Civil sot ka marrë vendim që në të gjitha Qendrat për...
-
Tahiri: Raporti i DASh-it për Kosovën është letërnjoftimi i kësaj qeverie
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, duke komentuar rapor...
-
S’futet në rend dite propozimi i PDK-së për debat në lidhje me të gjeturat e DASh-it
Propozimi i PDK-së për debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit ...
-
U vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj tre të dyshuarve për su*min në Banjskë
Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Gjykata Themelore ua ka vazhdu...
-
Në seancë të mbyllur nis dëshminë dëshmitari i 57-të në rastin Thaçi dhe të tjerët
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshm...
-
Nis seanca, PDK kërkon debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit të DASh-it
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar në emër të p...
-
Kusari-Lila: Mundësia e marrëveshjes për dinarin varet nga BE-ja sa po e bind Serbinë të mos jetë palë destruktive
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se...
-
Shefja e USAID-it, ai i UNICEF-it dhe ministrja Nagavci vizitojnë Gjilanin
Komunën e Gjilanit e ka vizituar drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë...
-
6 miliardëshi për Kosovën e Ballkanin, vendimi i fundit i legjislaturës së tanishme të PE-së
Para se ta përfundojë mandatin, legjislatura e tanishme në Parlamentin Evropi...