Lajme

Kryeshefi i Telekomit punëtorëve: Do ta shkëpusim kontratën me Z- Mobile’in e Devollëve

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 24 June 2019

Në protestën e organizuar nga Sindikata e Telekkomit, kryeshefi ekzekutivi i PTK’së Bedri Istrefi ka bërë të ditur se kontrata 10 vjeçare me Kompaninë e Devollëve, Z-Mobile do të shkëputet.

Para protestuesve, Istrefi tha se është një kompani amerikane që do të bëj ekspertizën derisa shkëputja do të vazhdojë më 30 korrik.

-Advertisement-

“Jemi ende në takim është duke u diskutuar se e kemi ftuar një kompani amerikane që të bëj një ekspertizë. Sot gjatë ditës kemi me njoftu edhe Z-Mobile që shkëputja e MsA vazhdon me 30 korrik ndërsa pjesa tjetër e ekspertizës financiare pasi që është duke u diskutuar në mbledhje por për shkak të pjesëmarrjes suaj erdha të jau jap këtë lajm për shkëputjen e kontratës, tha Istrefi.

Sot para Telekomit të Kosovës protestuan dhjetëra puëntorë që kërkuan që kontrata 10 vjecare me Dardafonin të ndërpritet dhe që e njejta të mos vazhdohet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera