Fokus

Kryeqyteti pa ujë, ‘KRU Prishtina’ tregon kur do të rikthehet furnizimi

Autori: Elvira Haxhiu 15:15 | 22 July 2022

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se për shkak të disa intervenimeve në rrjetin e ujësjellësit në lagjen Dardania dhe disa lagje tjera të Prishtinës, kanë ka mbetur pa ujë, shkruan Gazeta Infokus.

Gjithashtu, sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, këto intervenime do të shtrihen edhe në : rrugët ” Sterjo Spase”, ” Holgen Pedersen”, ” Shukrie Obërtinca”,” Tahir Zemaj” në Fushë Kosovë dhe në rrugën” 9 Prilli” në fshatin Vragoli.

Këto intervenime janë bërë si pasojë e dëmtimit të gypit me diametër fi 200 mm.

Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, na një përgjigje për Gazetën Infokus kanë thënë se janë duke punuar për sanimin e këtij defekti.

“Ekipet teknike janë në vendngjarje dhe po merren me sanim ende. Ndërlikueshmëria e rastit ka bërë që ekipet tona ende po merren me sanimin e defektit, defekt ky që ka qenë ndër mure dhe asfalt”, kanë thënë nga KRU Prishtina.

Gjithashtu, nga kjo kompani shpresojnë se ky problem do të rregullohet gjatë ditës dhe do të kthehet furnizimi me ujë.

“Në lagjen Dardania sot ka ndodhe një defekt i gypit fi200 me q’rast është bere ndërprerja e ujit për atë zone, ekipet teknike janë duke punuar për sanimin e këtij defekti dhe po shpresojmë qe shpejte gjate ditës do te rregullohet dhe do tju rikthehet furnizimi me ujë”, thuhet në përgjigjen e KRU Prishtina për Infokus./Gazeta Infokus/

Të tjera